Dikur qeshën me të dhe e quajtën të çmendur, Eto parashikoi saktësisht se Maroku do të arrinte në finale dhe do të kalonte Spanjën me Portugalinë

Në nisjen e këtij Botërori të Katarit kishte një parashikim të çmendur nga ana e Eto. Ky i fundit parashikoi një finale mes Marokut dhe Kamerunit. Për këtë të fundit, gjithçka mund të falet duke ditur se Eto vjen nga ky vend dhe postin që mban, si presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke qenë pjesë e detyrës së tij për të rritur entuziazmin.

Por nga ana tjetër, Maroku, një ekip i parashikuar se do të arrinte në finale, ishte një gjetje brilante. Eto do të shprehej se Maroku do të kalonte Spanjën, Portugalinë dhe Francën në rrugën drejt finales. Për ta përmbushur deri në fund këtë fantazi të shfrenuar, Maroku duhet të kalojë edhe kampionët e botës.

“Mendoj se Kameruni do të mundë Marokun në finale. Maroku do të eliminojë Spanjën në fazën e 16-të, pastaj Portugalinë dhe Francën në gjysmëfinale. Sa për ne, do të jemi më mirë se Belgjika në çerekfinale dhe Senegali në gjysmëfinale. Kameruni del i pari në grupin me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën”, u shpreh para nisjes së Botërorit, Eto./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *