Eduard Zhupa është pjesë e panelit të emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”, në të cilin është kthyer vëmendja edhe nga ndeshja e sotme e Superiores mes Erzenit dhe Partizanit. Trajneri Kolela bëri sërish një autokritikë pas atij barazimi të papritur 3-3, duke u shprehur se ndoshta u tregua mendjemadh në këtë takim. Por deklaratat e italianit nuk kanë lënë një shije të mirë për Zhupën, që është i mendimit se autokritika e përsëritur është problematike.
“Nga pikëpamja profesionale ka bukuri, sepse ka 6 gola dhe ka emocion nga goli në gol. Pjesa tjetër pastaj mëndoj që do pak kujdes. Sidomos te logjika që një skuadër e cila pretendon të dali kampion duhet të jetë e kujdeshme, sidomos në transfertë. Flas teorikisht, nuk flas për Erzenin, sepse Erzeni po bëhet një skuadër shumë e vështirë për ekipet kryesuese. Pashë edhe deklaratën e trajnerit. Ai mbase thotë që bën një farë autokritike, por nuk mund të bësh një herë në dy javë ose një herë në tre javë autokritikë. Fillojnë përgjegjësitë pastaj. E ka bërë shumë shpesh dhe kjo merr një rrjedhë tjetër. Nuk mund të thuash gjithmonë e kam unë fajin, apo që u treguam mendjemëdhenj unë dhe skuadra. Kanë një objektiv që është titulli kampion“, ka thënë Eduard Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/