“Po kryqëzojmë gishtat, por nuk duket mirë”! Trajneri i Chelsea flet për Armando Brojën, rrezikon nga 3 muaj te mbyllja e sezonit para kohe

Lajme jo të mira vijnë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është dëmtuar rëndë në minutën e 18 të takimit ndaj Aston Vilës dhe ka përfunduar në tokë mes ulërimave dhe lotëve. Frika është e madhe se dëmtimi është serioz dhe lojtari do të mbetet shumë gjatë jashtë fushës së blertë. Por ende duhet të presim pasi asgjë nuk është konfirmuar. “Ishte një dëmtim fatkeq. Nuk duket mirë për momentin, por është shumë herët për të thënë. Gishtat e kryqëzuar, por është e vështirë”, tha Potter pas ndeshjes.

Në mediat britanike ekziston frika se Broja mund të ketë këputur ligamentin, e cila do të ishte një goditje fatale për të. Nëse kjo konfirmohet, atëherë sulmuesi mbyll këtu sezonin në Premier League dhe nuk mund të rikthehet pa kaluar gjashtë muaj, çka do të thotë edhe humbjet e ndeshjeve me Shqipërinë në kualifikueset e Europianit. Ndërkohë në një dëmtim më të lehtë, pritet që Broja të mungojë deri në tre muaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *