“Futbolli ndëshkoj arrogantët”! Në Kroaci tregojnë pse iku Brazili: Neymar erdhi me syze dielli para ndeshjes, nuk vihet kështu në një çerekfinale Botërori

Pse iku Brazili nga Botërori? Në Kroaci e kanë të qartë arsyen, pa hequr asgjë edhe nga merita e tyre. Në një analizë të bërë nga ana e “Sportskejutarnji” në Kroaci tregohet edhe panorama e ndeshjes. Në të thuhet se Neymar me shokët e tij ishin shumë arrogant para takimit dhe kishin vetëbesim të tepruar se i priste një gjysmëfinale e vështirë me Argjentinën ose Holandën.

“Dhe ne nuk jemi rastësisht në gjysmëfinale, por sepse e merituam, sepse ishim të barabartë me Brazilin. Ata patën raste që Livakoviç i mbrojti në mënyrë fantastike, por nuk e kishin kontrollin e lojës. Kur nisën ta kishin, menduan se ndeshja kishte mbaruar, por e kishin shumë gabim.

Disa prej tyre u pushtuan nga arroganca dhe sporti e ndëshkon arrogancën. E pashë Neymarin para ndeshjes që vinte me syze dielli blu, nuk vjen kështu në një ndeshje të Kupës së Botës. Ky nuk është qëndrimi i një sportisti që mendon vetëm për fushën”, shkruhet mes të tjerash në analizë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *