Maroku arriti suksesin më të madh në histori në Katar duke u renditur në mesin e tetë skuadrave më të mira në botë. Marokenët fillimisht luajtën në fazën e grupeve dhe fituan Grupin F me shtatë pikë së bashku me Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë.
Ata barazuan në turin e parë kundër nënkampionëve të botës, më pas fituan kundër Belgjikës dhe Kanadasë dhe gjetën një duel me Spanjën në 1/16. Shumë menduan se Spanja do t’i shpëtonte lehtësisht, por e kishin shumë gabim.
Pas 90 dhe 120 minutave lojë, rezultati ishte 0-0. Nga penalltitë ishte Maroku që u tregua më i saktë për të kaluar më tej. Një mësues amerikan përfitoi nga e gjithë kjo dhe u bë milioner brenda natës.
Domethënë, ai i besoi Marokut dhe kjo u shpërblye. Ai luajti një biletë ku pagoi 90,818,19 dollarë në një bast që Maroku do të kalonte në çerekfinale. Fitimet ishin pak më të larta se një milion dollarë dhe, interesante, njeriu në fjalë pranoi se nuk njihte asnjë nga lojtarët.
“Unë po kontrolloja telefonin tim herë pas here, por nuk po e shikoja ndeshjen. Nuk di emrin e asnjë lojtari. Nuk dua të gënjej dhe të them se e dija se çfarë po bëja. Në fund të fundit ishte një bast me fat. Jam thjesht një i degjeneruar,” tha burri për Action Netëork. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
A $1 MILLION WINNER THANKS TO MOROCCO ?
(via @PropSwap | @FDSportsbook) pic.twitter.com/LoS6Mrho9h
— Action Network (@ActionNetworkHQ) December 6, 2022