Kombëtarja braziliane ka kaluar në çerekfinale të Botërorit të Katarit, pasi mposhti Korenë e Jugut me rezultat 4-1. Ata i festuan të gjithë golat me kërcimin e tyre origjinal, që jo të gjithëve u pëlqeu. I pari që doli përpara për të kritikuar pesë herë kampionët e botës është Roy Keane, një futbollist legjendar i njohur për kritikat e tij të zakonshme.
“Goli i parë ishte i pabesueshëm. Vinicius shënoi një gol fantastik. Por kurrë nuk kam parë kaq shumë kërcime në një vend. Nuk mund ta besoj atë që po shoh. Është si të shikosh Dancing ëith the Stars. Nuk më pëlqen njerëzit do të thonë se është pjesë e kulturës së tyre. Por mendimi im është se para së gjithash është një mosrespekt ndaj kundërshtarit”, tha Keane pas ndeshjes.
Sot në orën 16:00 Brazili luan një ndeshje çerekfinale kundër Kroacisë. “Kur mendoni për Kupën e Botës, mendoni për Brazilin, më pëlqen t’i shikoj sepse janë të shkëlqyer në futboll, por jo kur kërcejnë, ose kur trajneri fillon të kërcejë, nuk është respekt.
Nuk e kuptoj si mund të kërcejë trajneri kur ndeshja vazhdon ende, ai e ka trajnerin kundërshtar dhjetë metra larg tij, duhet ta shikoni. Është një lojë dhe ka të bëjë me respektin. Kërce më pas në dhomën e zhveshjes ose në klubin e natës, nuk është problem”, tha Keane. /Sport Ekspres/