Jocelin Behiratche ishte pjesë e panelit në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi i Tiranës ka treguar ëndrrat e tij për të ardhmen si dhe sulmuesin më të rrezikshëm në “Abissnet Superiore“, qw pwr tw nuk wshtw Skuka, por Latifi. Behiratche është përshtatur më së miri në kryeqytetin shqiptar dhe vë theksin te bujaria që kanë shqiptarët. Diçka që atij i pëlqen së tepërmi në vendin tonë.
“Ëndërroj gjithmonë të jem më i miri kudo. Ekipi që kam në mendje dhe dua të shkoj është Milani. Sulmuesi më i rrezikshëm në Shqipëri është Latifi i Vllaznisë. Partneri më i mirë në mbrojtje është Najdrovski. Gjëja që më pëlqen më shumë këtu janë njerëzit. Janë bujarë, janë një bujari të pastër. Kur erdha për herë të parë këtu thashë: “Uau“! Njerëzit këtu janë ndryshe, më ftonin edhe për kafe“, ka thënë Jocelin Behiratche./Halit Delibashi-Sport Ekspres/