VIDEO/ Topi në limitet e vijës fatale i mohon Vllaznisë golin nga mesfusha, PSG-ja është shumë e fortë për vajzat kuqeblu

Vllaznia e femrave është mposhtur sërish nga PSG-ja në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Women Champions League. Klubi francez është shumë i fortë për kampinet e Shqipërisë, që janë mundur me rezultatin 0-4 në “Loro Boriçi”. Goli i parë erdhi në minutën e 19, kur Diani shënon nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në të 36-n është sërish ajo që dyfishon shifrat.

Dy golat e tjerë janë shënuar në pjesën e dytë të takimit. Bachmann tund rrjetën në minutën e 60 dhe vajzat kuqeblu mendojnë të kundërpërgjigjen menjëherë. Topi i takon atyre për ta nisur edhe një herë nga mesfusha dhe prej aty provohet edhe spektakli. Futbollistja e Vllaznisë sheh portieren larg portës dhe kërkon golin që nga mesi i fushës, por më pas gardiania e PSG-së zotëron topin në limitet e vijës fatale. Skuadra franceze mban rrjetën të paprekur dhe shënon përsëri në minutën e 81-të me anë të Folquet-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *