Anglia do të përballet me Francën në një çerekfinale shumë të ndezur të Botërorit në Katar. Por nga ky takim vjen edhe një prapaskenë shumë interesante që u zbulua nga mediat e huaja. “Na ishte dikur Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo”.
Të dy këta lojtarë nuk përbëjnë më rëndësi dhe interes të veçantë për trajnerët kundërshtarë, të paktën jo si dikur. Dy yjet e rinj të futbollit janë Mbape dhe Haland. Ky i fundit luan për Norvegjinë dhe fatmirësisht për trajnerët e Botërorit, nuk e kanë si kundërshtar.
Por Mbape është present me Francën e tij si favoriti i parë për të fituar trofeun. Te Anglia, më kryesisht Southgate, ka dy vite që studion mundësinë sesi ndalohet Mbappe, pasi e ka ditur që në fillim se është ky lojtar që mund t’ia heqi nga duart Botërorin. Për të parë sesa ia ka dalë me studimin e tij, duhet të presim ndeshjen. /Sport Ekspres/