Mediat e dërguan si trajner të Shqipërisë, Ilir Daja tregon nëse ka pasur ndonjë kontakt nga FSHF

Ilir Daja është përfolur së tepërmi nga mediat në kohët e fundit si trajneri që do të zëvendësojë Rejën te Kombëtarja. Por sa të vërteta janë këto lajme që qarkullojnë? Jo edhe aq në fakt! Trajneri i Ballkanit ka folur për “Kanal 10” duke sqaruar të vërtetën.

“Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për tu bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit”, tha Daja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *