“Kukësi i trajton shumë keq”! Sindikata e Futbollistëve në Bosnje e dërgon ekipin shqiptar në FIFA: Do t’i largojmë nga futbolli këta njerëz…

Një skandal i vërtetë ka ndodhur te Kukësi. Mediat në Bosnje Hercegovinë kanë treguar së fundmi se situata ka degraduar me lojtarin Ante Zivkovic. Por jo vetëm mediat, ishte edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Bosnje Hercegovinë që ka treguar skandalin e ndodhur.

Sipas tyre, lojtari i Kukësit, Ante Zivkovic ka kaluar momentin më të tmerrshëm në karrierën e tij. Për shkak të rrogave të vonuara dhe të prapambetura, futbollisti zgjodhi që t’i dërgonte një letër klubit pasi ishin disa muaj pa u paguar.

Më pas drejtuesit e klubit e kanë ftuar Zivkovic në një takim. Sipas asaj që raportojnë mediat boshnjake si “Oslobodjenje”, “Dnevnik”, “Sportsportba”,  zyrtarët e klubit e kanë mbajtur këtë lojtar në ambientet e klubit për disa orë.

Mbi të filluan sharjet dhe kër.cënimet e shumta. Më pas kishte edhe një sul.m fizik me goditje karshi tij. Drejtuesit e Kukësit e kanë detyruar Zivkovic që të firmoste ndërprerjen e kontratës pasi në të kundërt, ky lojtar nuk do të largohej nga ambientet e klubit. Pas disa orësh në këtë mbledhje, Zivkovic ka firmosur shkëputjen e kontratës dhe u nis menjëherë drejt Kroacisë.

Tashmë çështja do të përfundojë në FIFA. Madje për këtë çështje ka ardhur me reagim zyrtar edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Bosnje Hercegovinë. “Sindikata e futbollistëve profesionistë në Bosnje ka nisur menjëherë procedurën në FIFA dhe ne do të vërtetojmë se lojtari është detyruar të nënshkruajë zgjidhjen e kontratës, do të fillojmë edhe procedimin ndaj përfaqësuesve të klubit për të larguar përgjithmonë këta njerëz nga futbolli.

Duam të theksojmë se FC Kukësi njihet prej shumë vitesh si një klub që i trajton jashtëzakonisht keq lojtarët, duke fshehur kontratat, duke vonuar pagesën mujore dhe detyrimet e tjera dhe në periudhën e mëparshme kemi nisur procedurat për të tjerë lojtarë. Numan Kurdi? dhe Tarik Isi? kishin raste të ngjashme”, shkruhet në reagimin e Sindikatës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *