Serbi-Zvicër është ndeshja e sotme që do të ndezi Botërorin e Katarit. Në një lidhje “Skype” për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari ishte edhe Amerilda Dyrma. Ajo u shpreh se tifozët shqiptarë do të jenë në stadium të veshur kuqezi për ndeshjen kundër Serbisë.
“Nesër do të mblidhemi ne shqiptarët dhe do të shkojmë te Zvicër-Serbi. Mezi po e presim ndeshjen. Shumica prej nesh do të vishet kuqezi në stadium. Tani urojmë që Zvicra ta fitojë këtë takim”, tha mes të tjerash Dyrma. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/