E trishtë/ Doli të festonte fitoren e SHBA në Iran pas mbylljes së ndeshjes, ishte gjëja e fundit që bëri në jetën e tij

Kombëtarja Iraniane ka zhvilluar mbrëmë një ndeshje për të kaluar në fazën e 16-të të Botërorit dhe kundërshtari ishte SHBA. Një barazim në këtë ndeshje do t’u shkonte mirë iranianëve, por në fund janë mposhtur 1-0 dhe SHBA ka kaluar në fazën e 16-të më të mirave.

Megjithatë, sot mediat iraniane raportuan informacione që e kalojnë rezultatin e ndeshjes në plan dytë. Një person i quajtur Mehran Sammak, ishte duke lëvizur me makinë dhe po festonte fitoren e SHBA kundër Iranit.

Kjo ishte gjëja e fundit që ai bëri në jetën e tij. Regjimi në Iran është tërësisht jashtë çdo norme, teksa forcat e sigurisë të këtij regjimi islamik në Iran e kanë goditur në kokë me snajper, me Sammak që ndërroi jetë në vend. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *