Kohë e pazakontë, Botërori i pazakontë dhe Kombëtaret, kurrsesi nuk mund të jenë normale. Teksa te Belgjika ka arsye dhe diskutime për t’u përplasur, në Serbi, është e njëjta gjendje, por me motive banale.
Mediat serbe raportuan se në dhomat e zhveshjes ka pasur përplasje mes futbollistëve. Sipas asaj që raportohet, Gudelj dhe Vlahovic, kanë shkuar në shtrat me gratë e dy shokëve të tyre te Kombëtarja e Serbisë, Rajkovic dhe Jovic.
Mbi këto lajme kanë reaguar menjëherë edhe vetë futbollistët, megjithëse në mënyrë disi të çuditshme. Asnjë deklaratë për të hedhur në gjyq mediat që i përhapën këto informacione, përderisa bëhet fjalë për nderin e tyre, por ishte Gudelj që postoi një fotografi me Jovic teksa me humor tregojnë se po grinden me njëri-tjetrin. /Sport Ekspres/
Clearly the tabloids & Whatsapp groups are right, there are fights happening in the Serbia camp ? pic.twitter.com/nYBEUES7zT
— Serbian Football (@SerbianFooty) November 30, 2022