Është data 28 nëntor, e shënuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufirit të terrorit zyrtar të Shqipërisë. Një gjest i mrekullueshëm ka ardhur nga ana e komentatorit të sportit në RTK, Arben Berisha.
Ky i fundit ishte në koment për ndeshjen mes Serbisë dhe Kamerunit, pasi RTK është televizioni i vetëm kosovar që ka të drejtën për transmetimin e Botërorit. Berisha ka zgjedhur që për 28 nëntor të mos përmend asnjë emër nga lojtarët e Serbisë, madje as në momentin kur ata shënuan golat. Jo pak, por tre të tillë. Ky veprim është për t’u duartrokitur! /Sport Ekspres/