Serbia ka shkatërruar gjithçka vetë ndaj Kamerunit. Pasi ishin në avantazhin 1-3, gjithçka do të barazohej vetëm brenda tre minutash loje, në 3-3. Futbollistët e Serbisë ishin të shkatërruar emocionalisht pas ndeshjes. Ndërkohë Mitrovic ka kërkuar që të rishikojë ndeshjen për të dhënë mendimet e tij mbi kthesën e Kamerunit.
“E kishim gjithçka në dorë, kemi pësuar dy gola naiv. Fati varet ende nga ne, duhet të shkojmë për fitore në ndeshjen tjetër. Këtë ndeshje me Kamerunin dua ta shoh prapë që të kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Mitrovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/