Skandal/ Ish-lojtari i Gjermanisë e tepron me fjalët: Mendova se ishin tifozë gjermanë sot kundër Spanjës, por pashë peshqirët në kokë të atyre nga Katari

Një deklaratë skandaloze ka ardhur së fundmi nga ish-lojtari i Gjermanisë, Sandro Wanger. Ky i fundit ishte në komentimin e ndeshjes së sotme mes Gjermanisë dhe Spanjës. Në një moment të takimit, Wagner u shpreh:

“Kam parë gjithashtu disa tifozë gjermanë që po brohorasin me zë të lartë. Më parë mendoja se ishte plot me tifozë gjermanë, por pastaj e kuptova se ishin nga Katari pasi kishin peshqirë në kokë”.

Me peshqirë në kokë, nënkuptohet veshja klasike e arabëve që mbahet nga burrat në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe apo edhe në Oman. Mbi këtë deklaratë është duke u komentuar shumë së fundmi, teksa televizioni ku po transmetohej ndeshja është distancuar nga e gjitha kjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *