Arabia Saudite arriti që të mposht Argjentinën në shifrat 2-1. Lionel Mesi do të shënonte i pari, por më pas vijoi përmbysja e madhe e Kombëtares së Herve Renard. Nuk ishte thjesht një fitore, nuk është thjesht një lojë futbolli ku 22 persona vrapojnë pas topit.
Veçanërisht për Arabinë Saudite që nuk e shikon shpesh veten në pozita të tilla. Për këtë arsye, mbreti i saj, Salman bin Abdulaziz, ka urdhëruar që nesër, 23 nëntor 2022, të jetë një festë kombëtare. Ai ka dhënë pushim për të gjithë administratën, përfshirë punojësit e sektorit publik dhe privat, por edhe studentët në të gjitha nivelet e arsimit. /Sport Ekspres/