E bujshme/ Pak ditë më parë Shqipëria i barazoi me lojtarët e Superiores, Arabia Saudite mund Argjentinën e Mesit në Botëror

Argjentina ka shkaktuar një befasi të madhe në nisjen e Botërorit. Ekipi i Lionel Mesit që quhet si favorit për ta fituar këtë kompeticion ka humbur në shifrat 1-2 kundër Arabisë Saudite. Lionel Mesi kaloi i pari në avantazh me penallti Kombëtaren e drejtuar nga Scaloni, ndërsa më pas do të vinin dy gola të anuluar, një tjetër i “pleshtit” dhe në minutën e 29 nga Martinez.

Përmbysja e madhe erdhi me nisjen e së dytës teksa Al Shehri në të 48 dhe Al Dawasari në të 53 i dërguan shifrat në 1-2. Vërtet interesant është fakti se Shqipëria arriti që të barazonte me shifrat 1-1 ndaj Arabisë Saudite vetëm pak kohë më parë, teksa në grumbullimin e kuqezinjëve ishin lojtarët e Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *