“Ishte i njëjti ekip që luajti me Shqipërinë“, Cara tregon përshtypjet për Katarin: Që atë ditë thashë se nuk shkojnë larg

Tedi Cara ka komentuar ndeshjen e sotme të Katarit. Futbollisti i Partizanit u përball me skuadrën që organizon Kampionatin Botëror pak ditë më parë, teka zhvillo një takim miqësor në Marbeja si pjesë e Kombëtares shqiptare. Cara është shprehur në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se mbrëmjen e sotme ishin në fushë po të njëjtët lojtarë me të cilët ai u përball në Marbeja.

“E pashë ndeshjen e Katarit. Ishte 11-shja që ka luajtur kundër nesh, përveç 2-3 lojtarëve. Ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren. Dëshira ishte e madhe që të shënoja. Gjyqtari e anulloi golin. Pjesën e dytë ishim më mirë ne. Që kur e pashë atë ditë Katarin thashë që nuk do shkojnë larg me këtë ekip që kanë. E pashë ndeshjen sot dhe bënë të njëjtën lojë që bënë me ne“, ka thënë Tedi Cara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *