Mposhti Katarin në sfidën hapëse, trajneri i Ekuadorit: Ishte ndeshja më e rëndësishme e Kupës së Botës

Katari e ka nisur me humbje Kupën e Botës që po ai vetë e organizon. Për herë të parë në histori, vendi pritës humbet në ndeshjen hapëse. Ekuadori mori tre pikët e para falë një fitoreje 2-0, e cila u vendos që në pjesën e parë të takimit. Në deklaratën pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares nga Ameriak e Jugut ka thënë se kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e Kupës së Botës.

“Ishte ndeshja më e rëndësishme e Kupës së Botës. Ishte për të rrëzuar ato mite historike që luajnë në favor të disa gjërave. Ky ekip ka një angazhim shumë të madh, por kjo nuk mjafton dhe ne duhet të dalim dhe ta konfirmojmë. në ndeshjet që vijnë”, ka deklaruar Gustavo Alfaro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *