Ekuadori ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Botërorit me shifrat 2-0 ndaj Katarit pritës. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në Botëror që vend pritës i këtij kompeticion ta humbiste ndeshjen e parë. Por Katari, një vend që nuk ishte kualifikuar kurrë më herët deri këtu, e bëri të mundur. Kështu Ekuadori i tregoi Katarit se janë disa gjëra që nuk blihen me para, si klasi.
Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e tretë me Enner Valencia, por më pas u anulua për pozicion jashtë loje. I njëjti lojtar do të shënonte në minutën e 16 me penallti, para se të realizonte dopietën në të 31. Për t’u theksuar vlen fakti se Katari bëri disa ndeshje me dyer të mbyllura para Botërorit, përfshirë edhe me atë me Shqipërinë, pasi nuk dëshironin që t’u dilnin skemat në pah. /Sport Ekspres/