U akuzuan se kanë blerë ndeshjen hapëse të Botërorit, trajneri i Katarit përgjigjet në konferencë: Askush nuk na destabilizon dot

Katari mund të blejë çdo gjë me para. E tillë është përshtypja e krijuar deri më tani, nisur edhe nga ngjarjet që kanë rrethuar këtë Kupë Bote të pazakontë që nis pasditen e sotme. Ne media qarkulloi një lajm i bujshëm, se Katari kishte korruptuar lojtarë të Ekuadorit për të lënë ndeshjen në një rezultat të fiksuar 1-0 për organizatorët e Kampionatit Botëror.

Por teori të kësaj natyre janë hedhur poshtë nga vetë trajneri i Kombëtares nga Lindja e Mesme. I pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Feliks Sançes është pyetur në lidhje me këtë çështje, që ai vetë e quan një keqinformim.

“Ka shumë keqinformacione që qarkullojnë. Interneti është një mjet i shkëlqyer, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Ne kemi vite që përgatitemi dhe stërvitemi. Ne jemi të bashkuar, jemi të fortë, askush nuk mund të na destabilizojë. Ne nuk jemi të prekur nga këto kritika”, është shprehur Feliks Sançez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *