Taulant Seferi ka arritur që të shënojë sërish me Vorskla Poltavan. Këtë herë sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në transfertë ndaj Kolos, me rezultatin e mbyllur në shifrat 1-2. Goli i parë do të vinte nga Seferi në minutën e 30 që me një prekje e dërgoi topin në cepin e rrjetës.
Vendasit barazuan me penallti në të 65, por Stepanyuk vendosi shifrat në 1-2. Pas kësaj fitore, Vorskla hedh sytë nga katër vendet e para që të japin biletën e Europës. Aktualisht kjo skuadër renditet në vendin e 6 ,me 18 pikë, vetëm 5 më pak se Dinamo e Kievit që gjendet e 4 në renditje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/