Vedat Muriqi njihet tashmë në botën e futbollit me nofkën “pirati”. Një epitet që lindi nga Igli Tare dhe që duket se i shkon më së miri sulmuesit shqiptar. Nisur nga ky fakt, lojtari nga Prizreni ka ironizuar edhe postimin e Elon Muskut. Biznesmeni i njohur ka shpërndarë një postim në “Twitter“ me flamurin e piratit dhe pas pak orësh ka ardhur edhe reagimi i Muriqit.
Sulmuesi i Majorkës ka bërë “retweet” postimin e pronarit të “Twitter”-it, teksa shkruan: “Mund të jetë vetëm një pirat në bord, Elon”. Muriqi i tregon Muskut se njerëzit njohin vetëm një “pirat” dhe ai ka ankoruar në Majorka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
There can only be one pirate on the board, Elon. https://t.co/oIRJozldE4
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) November 18, 2022