Pas miqësores së humbur me Italinë, Shqipëria do të kthehet për t’u përballur me Armeninë, atje ku priten shumë emra të rinjë. Në konferencën për shtyp në ditën e sotme ishte trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj që folën para ndeshjes. Trajneri Reja foli edhe për të ardhmen e Kombëtares.
“Kemi folur shpesh për vazhdimin tim, unë mendoj se Shqipëria ka pasur rritje graduale, muaji pas muaji. Sa i përket kontratës, e gjykojnë të tjerët, e gjykoni ju, e gjykon presidenti FSHF. Mendoj se kemi bërë mirë së bashku, pavarësisht rezultateve të fundit. Mund të përmendim ndeshjen me Izraelin dhe Islandën që duhej të kishim marrë më tepër pikë, e kemi merituar.
Jemi penalizuar shumë nga episodet. Po të mos ishte për minutat shtesë, mund të ishim në vendin e parë në Ligën e Kombeve. Në minutat shtesë kemi humbur pikë. Megjithatë jemi ende në këmbë.
Nëse lojtarët e ndiejnë fanellën, tejkalohen aftësitë teknike. Duhet ende të përmirësohemi në këtë aspekt, është çështje mentaliteti. Mendoj se jemi përmirësuar. Bëjmë video analiza për gabimet dhe prapë ndodhin, është pak e çuditshme.
Në ndeshjen me Italinë kemi krijuar aq shumë raste për gol sa nuk kishim krijuar në shumë ndeshje bashkë, por shënuam vetëm një gol. Fola pak me Hysajn për Imobilen, sa futet në zonë dhe godet, topi shkon në rrjetë. Nëse do ta kishim edhe ne një lojtar si Imobile që i shkon çdo goditje në portë dhe në rrjetë, do ta kishim shumë të lehtë”, tha Reja. /Sport Ekspres/