Formacioni i veçantë që për ndeshjen e parë kundër Serbisë, Brazili do të hidhet me shumë lojtarë sulmues

Botërori në Katar fillon të dielën dhe ajo që i gëzon veçanërisht futbolldashësit është se tashmë në javën e parë na presin disa ndeshje spektakolare, ndër të cilat është përballja mes Brazilit dhe Serbisë. Mediat në Brazil shkruajnë se Tite është duke bërë gati një ekip për përballjen ndaj Serbisë dhe se ka përgatitur disa formacione për këtë ndeshje, e një prej tyre ishte veçanërisht interesante.

Trajneri dëshiron që Brazili të hyjë në këtë lojë mjaft ofensiv dhe të tregojë forcën e tij që në ndeshjen e parë në Kupën e Botës. Sipas formacioni të mundshëm pritet që nga minuta e parë ta nisin katër sulmues si Raphinha, Vinicius Junior, Neymar dhe Gabriel Jesus. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *