Kupa e Botës është vetëm 2 ditë larg. Një Botëror si asnjëherë më parë, që pritet të jetë më i veçanti i të gjitha kohërave. Por përpos faktit se do të zhvillohet në dimër, kjo Kupë Bote është përfolur gjatë dhe jo për shkak të futbollit, por për shkak të shtetit që e organizon. Akuza dhe polemika ka pasur që nga momenti i sigurimit të të drejtës për të zhvilluar këtë eveniment madhor, e deri më sot kur jemi pak kohë larg fillimit të tij.
Katari bën sërish lajm në media për përdorimin e parave për të mbuluar mangësitë e kësaj Kupe Bote. Distanca e largët, çmimet e larta, rregullat strikte shtetërore dhe akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut kanë bërë që pjesëmarrja e tifozëve të mos jetë në lartësinë e duhur. Një problem, të cilit Katari ia gjen zgjidhjen në… Pakistan.
“Sporx” shkruan se në Katar do të punësojnë pakistanez për të mbushur stadiumet. Qytetarët e Pakistanit që do të pranojnë të shkojnë në stadium do të marrin 10 dollarë, si do t’u ofrohen tre vakte dhe akmodim falas. Me sa duket stadiumet në Katar do të jenë të gjithë të stërmbushur për Kupën e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/