VIDEO/ Drama e Katarit! Stadiumi që kushtoi pafundësisht para dhe do të presë finalen e Botërorit, një gropë e madhe para tij

Kupa e Botës në Katar fillon pas tre ditësh dhe pasi pamjet e akomodimit të tifozëve u shfaqën disa ditë më parë, tifozët tani kanë publikuar detaje të reja tronditëse. Pasi u shfaq në rrjetet sociale një video me një gropë të madhe përpara stadiumit të ri Lusail Iconic në Katar, gjithçka po vihet në pikëpyetje.

Ekziston një rrezik i madh që dikush të lëndohet sepse gropa është vërtet e madhe dhe është e pabesueshme që organizatorët e kanë lejuar. Videoja është regjistruar nga gazetari Mohammad Saleh, me stadiumin që kap vlerën e një milionë dollarëve. Tifozët që lëvizin pranë tij duhet të jenë vigjilentë, pavarësisht turmës së madhe të njerëzve që do të ketë. Ky stadium do të presë finalen e Botërorit në 18 dhjetor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *