“Dua ta mbaj në krahë këtë ekip, besoj se mund ta bëj”, Asllani nuk fshihet: Dhashë maksimumin, por nuk më futi

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 1-3 nga Italia. Kampionët e Europës dalin triumfues nga “Air Albania“, ku përmbysën golin e Ismajlit me anë të Di Lorencos dhe dy golave të Grifos. Një ndeshje pozitive edhe për kuqezinjtë, që patën rastet e tyre për të shënuar më tepër në portën e Italisë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it.

Asllani: “Dua të bëhem titullar sa më shpejt, ta mbaj në krahë këtë ekip, sepse besoj që mund ta bëj. Jam shumë i lumtur te Interi. Do vazhdojmë bashkë, sepse ndihem që po e ngre nivelin me ata lojtarë që kam para. Kam shumë që e pres këtë ndeshje. Nuk më futi që në fillim. Unë dhashë maksimumin dhe nuk hyra në fushë, çfarë të bëj?”.

Zaniolo: “Goli nuk ka rëndësi vjen apo nuk vjen. E rëndësishme është që të bëjmë atë që kërkon trajneri. Sot bëmë kështu. U argëtuam në fushë dhe jemi të lumtur. E gjithë skuadra ka luajtur mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Uzuni: “Ishim përqendruar maksimalisht sot kundër kampionëve. Shënuam një gol shumë shpejt, por kur luan me kampionët duhet të kesh kujdes, pasi duhet ti shfrytëzosh rastet. Duhet të luajmë më shumë për ekipin. Patëm shumë raste që mund të pasonim dhe të kënaqnim edhe tifozët, që ishin shumë sot në numër dhe i falenderoj. Jemi një brez shumë i mirë. Por duhet të jemi më shumë altruistë, të luajmë më shumë për Kombëtaren. Nuk jemi në klub këtu, luajmë për kombin. Besoj se ky grup mund të shkojë shumë larg“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *