Kosova është duke zhvilluar një takim miqësor kundër Armenisë. Pjesa e parë është mbyllur në favor të miqëve. Goli i vetëm i takimit ka ardhur nga ana e Shaghoyan, i cili në minutën e 24 të takimit ka arritur që të ndëshkojë dardanët. Trajneri i Kosovës ka provuar një formacion eksperimental mes shumë lojtarëve të rinj, teksa në portë gjendet Bekaj. /Sport Ekspres/