VIDEO/ Sulmuesi i Francës dëmtohet në stërvitje, ndërhyrja e ashpër e shokut të ekipit e lë pa Botëror

Lajme të këqija vijnë nga kampi francez. Kombëtarja trikolore humb pjesët në prag të fillimit të Kampionatit Botëror. Nkunku ka qenë i pafat ditën e sotme, teksa i duhet të heqë dorë nga ëndrra e tij për luajtur në Kupën e Botës këtë edicion. Sulmuesi i Lajpcigut e ka pësuar nga shoku i tij i skuadrës.

Kamavinga ka bërë një ndërhyrje të ashpër në një dylu.ftim për topin, duke i shkaktuar një dëm të madh Nkunkut. Ky i fundit e ka pasur të pamundur të vazhdojë stërvitjen më gjatë për shkak të dhimbjeve, ndërsa në media konfirmohet lajmi se lojtari francez e mbyll këtu me Kupën e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *