VIDEO/ Eto shfrenoi imagjinatën dhe i dërgoi në finale, trajneri i Kamerunit nuk thotë dot as emrat e lojtarëve

Samuel Eto do të tërhiqte vëmendje të madhe me parashikimin e tij për Kupën e Botës. Ish-sulmuesi i Interit shfrenoi imagjinatën, duke thënë se Kameruni me Marokun do të dilnin në finale. Një ëndërr e Etosë, që me shumë mundësi do të mbetet thjesht e tillë. Aq më tepër pas publikimit të listës nga ana e Kamerunit.

Trajneri Song doli përpara gazetarëve për të lexuar emrat e futbollistëve që kishte përzgjedhur për të marrë me vete në Katar. Një detyrë e thjeshtë në parim, por nuk rezulton e tillë për të. Kreu i pankinës së Kamerunit nuk arrin të shqiptojë dot emrat e disa prej lojtarëve të tij, duke vënë në dyshime edhe faktin nëse është vërtetë ai që ka përpiluar listën, apo ka pasur ndërhyrje nga të tretë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *