Kristiano Ronaldo po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Ylli portugez ka folur hapur për situatën aspak pozitive që rrethon atë dhe klubin e Mançester Junajtidit, duke hapur polemika të mëdha në media. Por vetëm pak ditë pas publikimit të një fragmenti të intervistës së tij me Pirs Morganin polemikat rriten pas një gjesti që Ronaldo ka bërë në seancën stërvitore të Portugalisë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kapur nga qafa shokun e tij të skuadrës, Zhoao Kanselon, duke e tentuar ta tërheqë pas vetës. Një gjest që mbrojtësit të Mançester Sitit nuk i ka pëlqyer aspak, teksa e detyron ta lërë të qetë dhe të largohet. Kaq ka mjaftuar që opinoni sportiv të ndahet në dy pjesë. Në njërin krahë mendojnë se situata është e tensionuar dhe Ronaldo nuk i ka marrëdhëniet pozitive me shokët e tij të skuadrës. Ndërkaq, në krahun tjetër ekziston mendimi se ishte e gjitha një përpjekje e Ronaldos për të ngritur humorin e Kanselos. Kjo pasi ky i fundit bëri një ndërhyrje të keqe ndaj Feliksit pak më parë, ku shihej në një gjendje jo të mirë të humorit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The media will not show you this, because it doesn’t fit their agenda against Ronaldo ??pic.twitter.com/DgQkBk8WXJ
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) November 15, 2022