Shumë sportistë përfitojnë nga rasti për t’i propozuar vajzave në ndeshjet e tyre dhe një rasti i veçantë po bën jehonë në rrjetet sociale. Zakonisht propozime të tilla shkojnë sipas planit, por ka edhe nga ato që përfundojnë në një makth të vërtetë.
Këtë e ka përjetuar edhe një çift në një ndeshje futbolli, për të cilët ai moment supozohej të ishte kujtimi më i bukur në jetën e tyre, por në fund gjithçka u rrënua. Futbollisti kishte planifikuar gjithçka paraprakisht dhe u tha edhe shokëve të skuadrës, të cilët e dinin se çfarë do të ndodhte kur ai të tundte rrjetën e kundërshtarit.
Kur më në fund shënoi një gol, ai vrapoi drejt pankinës ku ishte e dashura e tij dhe iu kërkua të afrohej më shumë në fushë sepse diçka e veçantë do të ndodhte. Ajo mbërriti afër fushës dhe futbollisti u ul dhe nxori unazën, por gjithçka u shkatërrua nga një roje arrogant i sigurisë, i cili u shfaq papritur në fushë dhe filloi të përzërë njerëzit nga fusha.
Madje personi i sigurisë e ka larguar vajzën që i propozoi futbollisti, pasi padyshim nuk e kuptonte se për çfarë bëhej fjalë. Për pak ka pasur një sherr mes atij futbollisti dhe një pjesëtari të sigurimit, që prishi gjithçka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Ochroniarz nie da?a rady uratowa? pi?karza przed tragedi??? pic.twitter.com/gKlJWWiwEV
— Dawcioo (@DDawcioo) November 14, 2022