Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes për shkak të një interviste të publikuar mbrëmjen e së dielës, në të cilën ai ka thënë shumë të këqija për klubin e Manchester United dhe tani shumë persona kanë nisur të tallen. Sipas shumëkujt, Ronaldo ka pritur qëllimisht deri në fund të pjesës së parë të sezonit për t’i thënë të gjitha këto për Manchester United, sepse është i vetëdijshëm se pothuajse me siguri do t’i shkëputet kontrata për shkak të kësaj interviste.
Portugezi është shumë i pakënaqur me situatën e tij në Manchester United dhe me faktin se Erik ten Hag nuk i la statusin e yllit që priste dhe për këtë ka thënë se nuk e respekton aspak ekspertin holandez.
Sigurisht që Ronaldo nuk kaloi shumë dhe u bë objekt i talljeve në rrjetet sociale për gjërat për të cilat u ankua dhe tani ka marrë një “ofertë” interesante nga liga e ulët angleze. Blyth Spartans, të cilët garojnë në nivel amator, i dërguan Unitedit një “ofertë” për Cristiano Ronaldon përmes Tëitter-it dhe i bëri shumë të qeshin me atë që po ofrojnë për një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
“Hej, Manchester United. Kemi dëgjuar që Ronaldo kërkon një transferim? Do ta marrim dhe do t’ju heqim dhimbjen për një copë byrek dhe një birrë të ftohtë”, shkruanin në Tëitter. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/