“Xhixha është tip skuteri”, Tufa analizon sulmin e Tiranës: Edhe trajneri më i dobët thotë “kujdes Xhixhën”

Redon Xhixha është një pikë kyçe e suksesit të Tiranës këtë sezon. Sulmuesi i bardhebluve po tregon nivel të mirë në fushën e lojës, megjithëse në ndeshjet e fundit i ka munguar saktësia përpara portës. Një shpjegim përpiqet ta japë Bashim Tufa. Gazetari i njohur ka thënë në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” se Xhixha është një sulmues i dytë dhe ka nevojë për një pykë në sulm për të shpalosur më të mirën e tij.

“Është pak vetëm Xhixha. Sigurisht që ishte më mirë me Seferin. Xhixha është sulmues i dytë. Kur themi që është një sulmues i dytë, ka nevojë për një pykë që të manovrojë nga mbrapa. Ky Patriku nuk është pykë, improvizohet. Plus që Xhixhën e njohin dhe e kanë kujdes. Cilido trajner, sado i dobët të jetë, thotë: ‘Kujdes Xhixhën’! Ai është tip skuteri. Në këtë lloj kuptimi, nuk ka një pykë ai. Nuk është Xhixha ai që duhet të shënojë në çdo ndeshje”, ka thënë Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online