Reja i beson shkollës italiane, “Abissnet Superiore“ përfaqësohet me Partizanin në Kombëtare

Pak ditë kanë mbetur nga miqësorja e luksit që Shqipëria do të zhvillojë me Italinë në stadiumin “Air Albania“. Lista e lojtarëve të grumbulluar ka pësuar ndryshime ditën e sotme. Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara i janë bashkuar kuqezinjve, duke e dërguar në 4 numrin e futbollistëve të thërritur nga kampionati shqiptar.

Reja duket se i beson më tepër shkollës italiane, teksa 4 prej këtyre 5 lojtarëve të marrë nga “Abissnet Superiore“ i përkasin Partizanit të Xhovani Kolelës. Hadroji, Bitri, Cara dhe Skuka janë treshja e të kuqve që do të përfaqësojë “Abissnet Superiore“-n në Kombëtare. I vetmi lojtar që nuk i përket Partizanit është Erdenis Gurishta, i cili prej disa sezonesh po spikat me fanellën e Vllaznisë në kampionatin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *