Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 12 të Superiores. E gjithë vëmendja ishte e përqendrua te takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ndeshje u mbyll në barazimin pa gola. Rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk konkretizoi. Në pjesën e parë ishin shkodranët më të rrezikshëm, ndërsa në të dytën ishte Tirana që i shkoi më afër golit.
Nga krahu tjetër ekipi i Duros vazhdon me rezultate fantastike. Këtë herë Egnatia mund Laçin 2-0, me kurbinasit që vinin nga një formë e mirë. Vendasit dominuan në krijimin e rasteve dhe duheshin 64 minuta që Agbekpornu të realizonte me kokë. Në minutën e fundit mendoi Fernando që të ngrinte të gjithë stadiumin në këmbë për 2-0. Duro mund Vukicevic që e zëvendësoi te Laçi pas Europës.
Emocione kishte edhe takimi mes Kastriotit dhe Kukësit. Ekipi i Celës kaloi në avantazh vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Santiago Selmanin. Kur pritej që ndeshja të mbyllej 1-0, mendoi Stojanovic i Kastriotit me autogolin e tij për t’i dhënë sfidës rezultatin përfundimtar, 1-1. /Sport Ekspres/
Kastrioti-Kukësi 1-1 Santiago Selmani 47’/ Stojanovic autogol’ 90′
Kastrioti: Sali, A. Selmani, Karakaçi, Greca, Onanuga, Hasani, S. Slemani, Kodra, Prenkoçeviç, Stojanoviç, Zogaj.
Kukësi: Brozi, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Abdou, Gj. Taipi, Ndreca, Sh. Taipi, Basa, Barbosa
Tirana-Vllaznia 0-0
Tirana: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Limaj, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrik, Xhixha
Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi; Mala, Aralica, Herald Marku
Egnatia-Laçi 2-0 Agbekpornu 64′, Fernando 90′
Egnatia: Sherri; Agbekpornu, Atanda, Malota; Lila, Hamzat, Fernando, Zejnullai, Musta; Xhekson, Camaj
Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Turkaj; Ziko, Borisjuk, Ujka, Spahiu, Cucin; Mazrekaj, Adeleke Akiniemi.