“Kisha frikë se nuk ia dilnin”! Reja flet para ndeshjes me Italinë, pritet të luajnë edhe lojtarët e Superiores

Reja ka dalë në konferencën për shtyp para dy miqësoreve me Italinë dhe Armeninë. Trajneri i Kombëtares ka folur veçanërisht për lojtarët e Superiores që janë grumbulluar në këto takime.

“Është e veçantë dhe kënaqësi që të luaj ndaj Italisë. Edhe lojtarët në fushën e lojës do të kenë të veçantë pasi shumica prej tyre luajnë në Itali. Nga mungesa e kualifikimit në “Katar 2022” ata kërkonin për një miqësore, menjëherë pasi dëgjova thashë, po duhet të përballemi ne më ta.

Afrimet e reja? Sigurisht ka lojtarë të tjerë që më kanë lënë përshtypje të mira, dhe nuk pata mungësi ti merrja të gjithë. Projekti ynë është të vij më shpesh në Shqipëri dhe të kem mundësi t’i përfshi në të ardhmen. Kisha frikë se mos lojtarët nuk do mbanin rendimentin e ndeshjes, por më treguan se kishin shumë energji dhe fakti që vinin për herë të parë në kombëtare kishin motiv më shumë. Ndaj Katarit na u mohu një penallti, edhe ndaj Arabisë Saudite patëm rastet tonë. Kjo kombëtare me lojtarët e kampionatit ka bërë mirë dhe do doja të kisha grumbuluar edhe lojtarë të tjerë por kaq ishin mundësitë.

A mund të jenë lojtarët e “Abissnet Superiore” pjesë e formacionit bazë të këmbëtares? Kam besim tek ata dhe patjetër që mund të luajnë ndaj Italisë. Kur t’i kem të gjithë në grumbullim do shikoj me vëmendjen gjendjen e tyre dhe 4 lojtarët që kam grumbulluar nga kampionati shqiptarë patjetër që janë në gjendjen të luajnë ndaj Italisë dhe rregullisht.

Në përfundim të kontratës, a ju bezdisin emrat e lakuar? Do të përfundojmë këto ndeshje dhe më pas siç e kam theksuar edhe më parë pasi të mbaroj kontrata do të flasim me Presidentin për vazhdimësinë apo jo të kontratës, me Dukën kam një marrëdhënie shumë të mirë.

A i nduheni një rezultati të thellë ndaj Italisë? Sigurisht Mancinin e njoh mirë, sigurisht që ai do aktivizojë lojtarë të mirë. Italia nuk është një nga skuadrat më të frikshme. Mua më intereson që kombëtarja të bëjë një lojë të mirë dhe nuk është shumë i rëndiësishëm rezultati. Patjetër që Mancini do provojë lojtarë të rinj, pasi miqësoret për këtë punë janë.

Çfarë i vlejnë Shqipërisë këto miqësore? Këto ndeshje janë të rnëdësishme, sepse kam kohë për të parë lojtarët në fushë. Kemi probleme me dëmtimet, me klubet që nuk na lejojnë, Balaj, Cikalleshi, Seferi gjithashtu edhe Uzuni nuk na i lejojnë klubet sepse kanë ndeshje të rëndësishme, por duhet të shkojmë se si shkojnë ndeshjet ditën e sotme. Ka problem dëmtimesh si Manaj Cekici, Stakosha, Gjimshiti, Gjasula që janë lojtarë më me shumë eksperiencë në kombëtare. Lojtarët e kampionatit shqiptar kanë mundësi t’i zëvendësojnë siç duhet këto lojtarë, apo kanë potencialin e duhur për të bërë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *