Tottenham dhe Leeds aktualisht po luajnë në Londër ndeshjen e javës së 16-të të Premier League dhe në këtë ndeshje rolin kryesor e ka arbitri Michael Salisbury si dhe dhoma VAR. Tottenham barazoi ndaj Leeds në minutën e 26-të të ndeshjes me golin e Harry Kane, por për këtë gol do të flitet gjatë.
Pas një goditje nga këndi, portieri i Leeds, Illan Meslier arriti të largonte topin edhe pse dy lojtarë të Spurs e futën në portë. Megjithatë, gjyqtari Salisbury nuk ka reaguar. Ai besonte se absolutisht gjithçka ishte e pastër në këtë duel dhe se nuk kishte asnjë faull. Dhoma VAR gjithashtu nuk reagoi. Tottenhamit iu dha një gol pavarësisht protestave të shumta nga lojtarët e Leeds që kërkonin një faull. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/