“Lojtarët më quajnë gënjeshtar për fanellën”, Lionel Mesi hap zemrën: Ndonjëherë frikësohem, më rrethojnë dhe më vijnë në mënyrë agresive

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në histori dhe popullariteti i tij është në nivelin maksimal të mundshëm. Shumë duan të kenë një kujtim me të, gjë që i ka shkaktuar probleme së fundmi. Pasi trajneri i Argjentinës shpalli listën e lojtarëve që do të llogarisë në Botëror, Lionel Messi ka dhënë një intervistë interesante për mediat argjentinase.

Ata kanë prekur edhe temën e shkëmbimit të fanellave. Fanella e Messit është më e dëshiruara pas çdo ndeshjeje, por mund të krijojë edhe një eksperiencë negative për Lionelin. Kështu, pas fishkëllimës së fundit, ndodh shpesh që futbollistët e disa skuadrave të “luftojnë” për fanellën e Argjentinës dhe Messi ka shpjeguar se ndonjëherë merr reagime negative kur i refuzon.

“Lojtarët ndonjëherë më kërkojnë një fanellë, unë u them që ia kam premtuar dikujt tjetër dhe më pas më shikojnë me një shprehje mjaft të shëmtuar në fytyrë. Ata mendojnë se po i gënjej apo se nuk dua t’ua jap, por e vërteta është se fanella tashmë është e rezervuar për dikë tjetër. Ndërroj dy fanellat e mia në të gjitha ndeshjet. Kohët e fundit kam pasur probleme me këtë.

Ndonjëherë edhe frikësohesha, për shembull në ndeshjen kundër Hondurasit, kur më rrethuan papritur. Por në përgjithësi këto janë shenja dashurie. Nuk dini as si të reagoni, nuk e keni idenë nëse do të ndërhyjë apo jo sigurimi. Ndonjëherë tifozët më afrohen në mënyrë agresive për të bërë një foto. Këto janë momente të sikletshme për të gjithë”, ka shpjeguar Messi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *