Klubi është një gjë dhe Kombëtarja një tjetër. Pavarësisht faktit se Ansu Fati luan te një ekip si Barcelona, sa herë që e thërret Kombëtarja, ka emocione si të ishte në ditën e parë. Luis Enrique vendosi që ta thërriste te Spanja për në Botërorin e Katarit.
Disi surprizuese për faktin se 20-vjeçar nuk ka shkëlqimin e sezonit të kaluar, duke marrë më pak minuta te katalanasit. Festa në familjen e tij pas ftesës së Enrique ishte e madhe, ndërsa skena më poshtë tregon gjithçka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? Así celebró Ansu Fati y su familia la llamada de Luis Enrique para ir al Mundial con la @SEFutbol
? @criscubero pic.twitter.com/vjTQhuEreJ
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 12, 2022