Testet e kontrollit për lojtarët e kampionatit shqiptar kanë mbaruar dhe tashmë është momenti i Rejës për të bërë vlerësimet e tij. Trajneri i Kombëtares sonë pati mundësinë të shihte nga afër në dy ndeshje miqësore futbollistët më të spikatur nga “Abissnet Superiore”, të cilët duket se kanë lënë një përshtypje të përgjithshme të mirë tek ai.
Tashmë jemi pranë momentit të shpalljes së listës për dy miqësoret e ardhshme kundër Italisë dhe Armenisë dhe vetëm pak prej lojtarëve të grumbulluar nga kampionati shqiptar do të kenë mundësinë të marrin në duart e tyre një ftesë nga Kombëtarja. “Sport Time” zbulon se vetëm 3 futbollistë do të jenë pjesë e grupit që Reja do të ketë në dispozicion ndaj Italisë e Armenisë dhe jo 5 siç ishte përfolur më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/