Te Kombëtarja flitet gjithmonë vetëm për Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin. Shqiptarët janë të “fiksuar” pas emrave nga vijnë këta dy mbrojtës, Roma dhe Atalanta. Por fusha e blertë, të paktën te Shqipëria, ka treguar gjithmonë se Ismajli ka qenë më i miri. Asnjëherë nuk e kemi pësuar një gol për fajin direkt të Ardianit, ndryshe nga dy lojtarët e tjerë.
Në klubet ku ka qenë ka pasur gjithmonë disa luhatje forme, por te Kombëtarja nuk ka treguar asnjëherë çalim. Të kujton “shkollën e vjetër” të lojtarëve që luanin gjithmonë për fanellën e kuqezinjëve dhe pak në klubet e tyre. Lumturia jonë shtohet dyfish kur e shohim këtë lojtar në formën më të mirë të karrierës edhe në Serinë A tanimë.
Trajneri Paolo Zaneti “e ka pikë të dobët” Ismajlin dhe këtë e ka treguar edhe në mediat italiane. Lojtari po ia shpërblen nga ana tjetër me super paraqitjet. Më i miri i takimit te Empoli ishte edhe në humbjen e fundit kundër Napolit në shifrat 2-0, ndaj ekipit më në formë të Serisë A.
“Tuttomercatoëeb” i ka caktuar notën 6, “La Gazzetta dello Sport” i la notën 6.5, “Corriere dello Sport” i caktoi notën 6, “Corriere della Sera” kishte gjithashtu notën 6, ndërsa vetëm “Tuttosport” doli kundër rrymës, me notën 5. /Sport Ekspres/