E mbylli karrierën me karton të kuq! Zbulohen fyerjet që Pique i tha arbitrit, kishte kaluar në sharje

Gerard Pique e mbylli karrierën e tij me një karton të kuq. Megjithëse nuk ishte i pranishëm në fushën e lojës, mbrojtësi katalanas nuk i kontrolloi dot nervat dhe shkoi të debatonte me arbitrin.

Fakti që dënimet nuk do të kishin vlerë mbi të, pasi do të tërhiqej përfundimisht nga futbolli i luajtur, e ka shtyrë të mos e kursente aspak fjalorin. Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe fjalët e pahijshme që Pique i ka thënë Gil Manzanos

“Ti je arbitri që na ke shkatërruar më së shumti. Është turp i ndyrë. Të dhj**** nënën tënde ku***”, ka thënë Gerard Pique./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *