Një goditje e madhe vjen para Botërorit të Katarit. Sadio Mane nuk do të luajë në këtë kompeticion të rëndësishëm, duke i dhënë shokimin e madh edhe Kombëtares së tij, Senegalit. “L’Equipe” raporton se Mane do ta humbasë këtë Botëror.
Dëmtimi i fundit me Bayern Munchen i ka kushtuar rëndë futbollistit. Në fillim u mendua se lëndimi nuk ishte serioz, por sipas prestigjiozes franceze, problemi me muskujt do të kërkojë javë të tëra për t’u rikuperuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/