“E vështirë të lexosh çfarë thotë trajneri i Partizanit, bën lojra fjalësh”, Dede: Tirana do bëhet e frikshme kur të shënojë Xhixha

Partizani ka marrë një tjetër humbje në kampionat dhe i lëshon vendin e parë Tiranës. Trajneri Kolela është shfaqur i pakënaqur në intervistën pas ndeshjes, ku ka komentuar paraqitjen e skuadrës së tij. I ftuar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, Nevil Dede shprehet se e ka të vështirë t’i lexojë deklaratat e trajnerit të Partizanit. Trajneri i Dinamos jep edhe mendimin e tij në lidhje me Tiranën, duke parashikuar se do të kthehet e frikshme në momentin që Xhixha do të nisë të shënojë përsëri.

“Në gjykimin tim, është e vështirë të lexosh çfarë thotë trajneri i Partizanit. Vazhdon të bëjë lojëra fjalësh, që mos sulmohen lojtarët. Askujt nuk i vjen mirë të humbasë vendin e parë. Partizani shpërdoroi shumë dhe nuk ndikuan mungesat, por ata na mësuan duke qenë pragmatistë. Tani duke prodhuar shumë, nuk po shënojnë dot. Diçka nuk po shkon mirë te skuadra. Edhe sulmuesit maten nga golat. Presidenti Halili kishte shumë besim që në fillim te skuadra. Tirana është bërë pragmatiste. Janë të gjithë lojtarët në formë. Imagjinoni kur të fillojë të shënojë edhe Xhixha, Tirana do të bëhet shumë e frikshme”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *