Deklarata e Edi Rejës për mangësi në aspektin teknik të lojtarëve të “Abissnet Superiore“-s ka hapur diskutim në panelin e të ftuarve në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Lojtari i Kastriotit, Silvio Zogaj, është i mendimit se problemi i futbollistëve të kampionatit shqiptar nuk qendron në aspektin teknik, por në ritmin e tij.
“Nuk është mungesa te pjesa teknike me lojtarët shqiptarë. Edhe me lojtarë që janë transferuar nga Superiorja në kampionate të tjera jashtë, që kemi edhe miqësi me ta dhe kemi folur, problemi kryesor është vetëm ritmi nga ana fizike. Ritmi në kampionatet e tjera është shumë më i lartë se në kampionatin shqiptar. Por jo që të çalojnë nga ana teknike“, ka thënë Silvio Zogaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/