Rijeka ka fituar me shifrat 0-3 kundër Varazdinit. Protagonist në këtë takim ishte edhe Lindon Selahi. Mesfushori shqiptar është autori i golit të dytë të kësaj sfide. Lojtari 23-vjeçar shfrytëzon një pasim të shkurtër në hyrje të zonës dhe lëshon një të djathtë potente, duke e ndalur topin në rrjetë.
Goli fantastik i jep avantazhin e dyfishtë Rijekës, që më pas do të shënonte sërish me anë të Grgiçit. Menjëherë pas shënimit të golit, në minutën e 85, Selahi lë fushën e lojës për t’u zëvendësuar me Djouahra-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Varaždin 0-2 Rijeka (85′)
Selahi doubles the lead with a nice goal! pic.twitter.com/PiHVCjMXVQ
— Everything About HNL (@AboutHnl) November 6, 2022